Lajme
Posta zvicerane rrit pagat: Për punëtorët me paga më të ulëta, mbi 3.5 %
Ndërsa rritja e pagës minimale bën që të punësuarit me normë të plotë me 13 paga mujore të fitojnë 4038 franga në muaj nga prilli
Posta Zvicerane, duke filluar nga prilli, do të rrisë pagat me një mesatare prej 2.5 për qind. Nga rritjet përfitojnë më shumë punonjësit me paga të ulëta dhe të mesme, transmeton albinfo.ch. Rritet po ashtu edhe paga minimale.
Masat e pagave prekin pothuajse 30,000 punonjës të Postës dhe Postfinancës që kanë kontratë kolektive pune. Swiss Post e ka negociuar këtë me partnerët e saj social Syndicom dhe Transfair.
Posta ka justifikuar rritjen e pagave me luftën në Ukrainë, shkran srf.ch. Pasojat e kësaj kufte janë ndier drejtpërdrejt nga njerëzit në Zvicër përmes rritjes së theksuar të çmimeve në shumë fusha të jetës. Prandaj ishte e rëndësishme për partnerët negociues që të merreshin masa për të ruajtur fuqinë blerëse të punonjësve.
Sipas Postës, punonjësit me pagat më të ulëta do të kenë një rritje pagash mbi 3.5 për qind, përcjell albinfo.ch. Ka po ashtu rritje të përgjithshme për pagat e ulëta dhe të mesme. Në rastin e pagave më të larta, rritjet individuale të pagave janë në pritje.
Paga minimale do të rritet për të paktën 1850 franga në vit, në mënyrë që ata që paguhen për një vend pune me normë të plotë me 13 paga mujore të fitojnë 4038 franga në muaj nga prilli.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












