Jeta në Zvicër
Zvicër: Prindërit paguajnë tepër për çerdhe
Prindërit zviceranë paguajnë më shumë për çerdhet e fëmijëve sesa fqinjët e tyre evropianë. Në dritën e një raporti, Këshilli federal u kërkoi kantoneve dhe komunave që të angazhohen edhe më tej, pasi shpenzimet nuk mund të rrudhen më shumë.
Funksionimi i këtyre strukturave shkakton po të njëjtat shpenzime si në Francë, Gjermani apo Austri. Prandaj, nuk është e mundur të zbresim shpenzimet në këtë aspekt për të lehtësuar barrën e prindërve, theksoi sot qeveria. Ky çmim i lartë shpjegohet me dy fakte, njofton albinfo.ch. Në një anë, pagat janë më të larta dhe, në tjetrën, oraret e çerdheve janë më të gjata.
Sipas raportit të përgatitur, si përgjigje e postulatit të Këshilltares kombëtare, Christine Bulliard-Marbach (PDC / FR), e vetmja liri veprimi do të ishte të veprojmë në këto dy nivele (pagat dhe oraret). Por nuk është ide e mirë, me që të ardhurat e personelit të arsimit janë tashmë mjaft të ulëta në Zvicër në krahasim me ato të ofruara në degët apo profesionet e tjera, ka argumentuar Këshilli Federal.
Zbritja e pagave të personelit do të sillte jo vetëm një rënie në cilësi, por edhe do të përkeqësonte mungesën e personelit të kualifikuar. Shkurtimi i orareve të punës do të jetë problematike, duke pasur parasysh gjatësinë e orareve të punës së prindërve.
Qeveritë të bëjnë më shumë
Pra, autoritetet publike janë ato të cilat duhet të mbështesin prindërit, argumenton Këshilli federal. Në shtetet fqinje qeveria kontribuon në mënyrë të konsiderueshme. Në Zvicër vendet e subvencionuara nuk janë të numërta, ndërsa jashtë vendit ato u ofrohen prindërve.
Nuk ka më shumë se një muaj që Këshilli federal udhëzoi Departamentin Federal të Punëve të Brendshme për të zhvilluar, deri në shtator 2015, një projektligjj. Kantonet, komunat dhe punëdhënësit që investojnë më shumë në pritje të fëmijëve duhet të marrin mbështetje financiare nga Konfederata, me qëllim që të zbritet barra financiare për prindërit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit Ligji që kërkon shpejtësi minimale 50 km/h në rrugët kryesore kundërshtohet nga organizata të mobilitetit, ambientalistë... -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët










