Shkurt.ch
Zvicër: Pro dhe kundër punës pa pagesë të azilkërkuesve
Një ditë pasi u bë i njohur qëndrimi i një grupi politikanësh të CVP për heqjen e pagesës së azilkërkuesve me para dhe shndërrimin e saj në pagesë me kupona (triska), kanë pasuar reagimet e para nga e majta. Ndërkaq, grupi i përmendur i CVP-së, ku bëjnë pjesë edhe dy deputetë nacionalë (Urs Schwaller dhe Gerhard Pfister) e arsyeton mosdhënien e parave, në mënyrë që azilkërkuesit të mos kenë mundësi të dërgojnë para në vendet prej nga vijnë.
Veç triskave, ajo që kërkohet nga këta politikanë është edhe puna pa pagesë e refugjatëve. Në mediet sociale por edhe në mediet tjera ka pasur sot pakënaqësi sidomos lidhur me këtë pikën e fundit. Ata e quajnë këtë punë të detyrueshme dhe konsiderojnë se si e tillë mund të përbëjë shkelje të një të drejte njerëzore. Edhe politikanë të tjerë të CVP-së kanë hedhur dyshime mbi punën pa pagesë. Ata tërheqin vërejtjen që një rast të tillë të mos bëhen shkelje duke detyruar të punojnë edhe personat që fizikisht nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë ose duke bërë abuzime të ndryshme.
Ndërsa nga qarqet e të majtës janë hedhur kritika në drejtim të CVP-së duke e akuzuar atë se “po ia mban krahun SVP-së”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SP/PS) Andy Tscümperlin propozon një zgjidhje tjetër. “Me rishikimin e planifikuar të Ligjit të Azilit ne do a zgjidhim problemin në mënyrë shumë më efikase. Kështu, në të ardhmen procedurat e azilit do të përmbyllen shumë më shpejt se tash ndërsa refugjatët që kanë fituar statusin do të inkuadrohen më shpejtë në tregun e rregullt të punës. “Kjo është më e arsyeshme, pasi që nuk detyrohemi t`i mësojmë me punën ata njerëz që edhe ashtu së shpejti do të jenë të detyruar ta lëshojnë Zvicrën”, ka thënë socialdemokrati Tschümperlin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













