Lajme
Zvicër: 4.560 infeksione të reja dhe 142 të vdekur brenda një dite
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 24.5 për qind, ndërsa numri mesatar i testimeve gjatë po kësaj periudhe ka qenë 25.634 në ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 4560 raste të reja pozitive me koronavirus , të regjistruara në 24 orët e fundit
Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 5602 në ditë ose 24 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
BAG raporton 142 vdekje nga covid-19, të regjistruara në 24 orët e fundit.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 24.5 për qind, ndërsa numri mesatar i testimeve gjatë po kësaj periudhe ka qenë 25.634 teste në ditë ose 14 për qind më i ulët se java e kaluar.
Kantonet aktualisht raportojnë 3.966 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është në nivel të njëjtë me javën e kaluar.
Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur gjithsj 274,534 raste të konfirmuara laboratorike të infeksionit me virusin corona, ka njoftuar BAG të martën, përcjell albinfo.ch. Sipas BAG, numri i të vdekurve në lidhje me Covid-19 është rritur në 3300.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim Tre 15-vjeçarë pësuan helmim dhe 50 persona të tjerë u desh të evakuoheshin... -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit











