Shkurt.ch
Zvicër: Rritje më e shpejtë e numrit të banorëve
Në vitin 2019 në Zvicër do të jetojnë 8.524 milionë banorë ndërsa në votin 2023 8.764 milionë, ose rreth 620 mijë më shumë se në fund të vitit 2013
Popullsia e Zvicrës po rritet më teper se që është menduar. Vlerësimet më të reja tregojnë se në vitin 2019 Zvicra do të ketë mbi 8.5 milionë banorë. Në vlerësimet e bëra në vitin 2010, kjo shifër pritej të arrihej katër vjet më vpnë, gjegjësisht në vitin 2023.
Sipas Zyrës Federale për Statistikë (BFS) në vitin 2019 në Zvicër do të jetojnë 8.524 milionë banorë ndërsa në vitin 2023 kjo shifër do të ngjitet në 8.764 milionë, ose rreth 620 mijë më shumë se në fund të vitit 2013.
Shkaktari kryesor për këtë rritje të shpejtuar, siç bën të ditur BFS mbetet shkalla e lartë e migracionit.
Ndonëse rritje të numrit të banorëve do të shënojë e gjithë Zvicra, disa kantone do të kenë shtim më të madh se të tjerat, shkruan sda. Llogaritet se kantoni i Vaudit der në vitin 2023 do të ketë një rritje prej 10.1 për qind ndërsa ai i Tesinës, 9.5% . Rreth 9% do të ketë rritje edhe në kantonet Freiburg, Thurgau dhe Wallis.
Nga ana tjetër, në kantonet si Appenzel Ausserhoden, Jura dhe Glarus popullata do të ketë një shtim më të ulët, gjegjësisht në mes 2.5 dhe 3.1%. Por, „rekordin“ në rritjen e ulët të numrit të banorëve pritet ta ketë kantoni Uri, me 0.4%
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














