Lajme
Zvicër: Ulje e vogël e rasteve, por gjendja mbetet e pasigurt, thonë ekspertët
Varianti Omikron aktualisht është ende më pak i përfaqësuar në Zvicër, por po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë në vendet fqinje
Sot, në Bernë kanë mbajtur një konferencë shtypi për zhvillimet aktuale rreth pandemisë ekspertët dhe përfaqësuesit e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Në vazhdim, një përmbledhje.
Varianti Omikron aktualisht është ende më pak i përfaqësuar në Zvicër, por po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë në vendet fqinje, ka thënë shefja e Taskforcës shkencore federale, Tania Stadler, transmeton albinfo.ch. Ajo ka shtuar se ky variant është treguar se është më ngjitës. Zvicra duhet të përgatitet për Omikron-in.
“Ne supozojmë se varianti Omikron së shpejti do të jetë dominues në Zvicër”, thotë Stadler. Prandaj do të infektohen gjithashtu edhe shumë persona që tashmë janë vaksinuar. Për shkak se Omikron është më ngjitës se Delta, spitalet do të mbushen shpejt. Është e paqartë se sa vaksinimi, te rasti i Omikronit, mbron nga rrjedha e rëndë e sëmundjets, shton Stadler.
Christoph Berger nga Komisioni Federal për Çështje të Vaksinimit ka folur për vaksinimin e fëmijëve. Pasojat e sëmundjes së Covid-19 janë veçanërisht të vogla për fëmijët më të vegjël. Rrjedha e sëmundjes është pothuajse gjithmonë shumë e lehtë.
Rreziku i efekteve anësore: Asnjë efekt anësor nuk është identifikuar ende në Shtetet e Bashkuara. Si shembull: Miokarditi, i cili ndonjëherë shfaqet tek të rriturit, nuk është dokumentuar kurrë në moshën pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç.
Berger shpjegon proporcionin rrezik-përfitim sa i përket vaksinimit të fëmijëve, përcjell albinfo.ch. Ai zyrtarisht rekomandon vaksinimin vetëm për fëmijët me sëmundje të mëparshme ose fëmijët që jetojnë me njerëz në rrezik.
Rezultati i përgjithshëm i operacionit të mbrojtjes civile (angazhimit të ushtrisë) është pozitiv. Për kantonet në veçanti, ai ishte një instrument qendror dhe i rëndësishëm për mbrojtjen e popullsisë.
Virginie Masserey (BAG) e përshkruan zhvillimin epidemiologjik si shumë të pasigurt. Numrat aktualë të rasteve po tregojnë një rënie Megjithatë, është e paqartë nëse ka vërtet ndonjë shenjë të një ngadalësimi. Dallimet midis kantoneve janë ende shumë të mëdha. Incidenca është më e lartë në Zvicrën qendrore dhe lindore.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Iniciativa “jo” për 10 milionë banorë do të dëmtonte ekonominë Kufizimi i popullsisë së Zvicrës në 10 milionë banorë do të vinte me një çmim të... -
Zug do të mbulojë një pjesë të kostove të kujdesit për fëmijët e banorëve -
Ja ndryshimet që do të hyjnë në fuqi nga shkurti -
Pension i dyfishtë për 430 pensionistë në Moutier, 830 mijë franga të paguara gabimisht -
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana













