Lajme
Zvicër: Rënie e ndjeshme e shkallës së vaksinimit
Ritmi i vaksinimit në Zvicër ka rënë ndjeshëm që nga mesi i qershorit dhe grupi i njerëzve të gatshëm për t’u vaksinuar së shpejti mund të shterohet, sipas transmetuesit publik zviceran RTS, përcjell albinfo.ch.
Nëse trendi nuk përmbyset, kjo do të thotë që përqindja e popullatës së vaksinuar ka më shumë të ngjarë të përfundojë në 60% sesa caku i deklaruar i ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset, prej 80%, raporton RTS në një analizë të statistikave të fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik ( FOPH).
Numri i dozave të vaksinave të administruara ka rënë nga një rekord i lartë prej gati 650,000 në javën e dytë të qershorit në nën 450,000 tri javë më vonë – një rënie prej 30%. Ai ka rënë nga një kulm prej rreth 90,000 injektime në ditë në 63,000 (javë që përfundon më 4 korrik), përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana














