Lajme
Zvicër: Shteti nuk do të ndihmojë ata që udhëtojnë jashtë vendit krye më vete
Fluturimet e kthimit, ose riatdhesimet, të tilla çfarë i pati organizuar federata gjatë kulmit të pandemisë, nuk janë planifikuar më
Të gjithë ata që aktualisht nga Zvicra udhëtojnë jashtë vendit dhe bllokohen në vendin ku shkojnë për shkak të masave të atjeshme për Covid-19, duhet të gjinden vetë rreth kthimit në Zvicër.
Fluturimet e kthimit, ose riatdhesimet, të tilla çfarë i pati organizuar federata gjatë kulmit të pandemisë, nuk janë planifikuar më, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Kjo është një lloj “hakmarrjeje” që shteti u rezervon atyre që nuk u binden rekomandimeve për të mos udhëtuar jashtë vendit (kryesisht në Itali) para se të arrihet një vendim zyrtar për lejimin e udhëtimeve të tilla, shkruan albinfo.ch.
Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme, EDA e ka konfirmuar të enjten këtë lajm, të publikuar më parë nga blick.ch.
Kushdo që bën një udhëtim tani duhet të jetë i vetëdijshëm që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe EDA vazhdojnë të këshillojnë kundër udhëtimeve jo urgjente jashtë vendit, përcjell albinfo.ch. Përjashtim këtu bëjnë: Gjermania, Franca dhe Austria.
Kriza Covid 19 ende nuk është kapërcyer në shumë rajone dhe vende. po ashtu, nuk mund të përjashtohet edhe shpërthimi i të ashtuquajturave valë të dyta, ka deklaruar më tej një zëdhënëse e EDA.
Të kujtojmë: Zvicra, gjatë muajve mars dhe prill ka riatdhesuar më shumë se 7000 zviceranë dhe të tjerë, që ishin bllokuar në vende të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












