Lajme
Zvicër: Tragjedi në vendin e punës, humb jetën një person nga Maqedonia
Mediumet zvicerane njoftojnë se viktima është me origjinë nga Maqedonia e Veriut
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka përfunduar tragjikisht për një punëtor të ri me origjinë nga Maqedonia e Veriut në Zvicër.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 në Niederurnen, ku një punëtor rreth 25-vjeçar ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese. Gjatë procesit të punës, ai dyshohet se është kapur nga makina industriale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ndodhi aksidenti, shkruan Strugalajm, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar për media, punëtori pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës.
Mediumet zvicerane njoftojnë se viktima është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Kantonit Glarus dhe Policia Kantonale, ndërsa në operacionin emergjent morën pjesë rreth 20 persona nga policia, shërbimi i emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ligjvënësit zviceranë përforcojnë diplomacinë tregtare në Uashington Gjatë gjithë takimeve, delegacioni nënvizoi peshën ekonomike të Zvicrës në Amerikë: është një investitor i rëndësishëm... -
Makinat hibride të njohura në Gjenevë -
Mbi 1,000 veta në Bernë kërkojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë -
Kerzers, Fribourg: Drejtuesi i mopedit vdes në përplasje me traktorin -
Arrestohet kosovari pas sulmit me thikë në Embrach











