Lajme
BAG: Rënie e mëtejme e infeksioneve me koronavirus në Zvicër
37 pacientë me Covid-19 ndodhen në kujdes intensiv, që është 26 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në njoftimin e dhënë sot pasdite ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit 200 persona duhej të shtroheshin në spital për Covid 19.
Po ashtu BAG thotë se janë raportuar 18204 raste të reja me koronavirus, që përbën një ulje prej 5 për qind të numrit, në krahasim me javën e kaluar.
Gjatë javës që shkoi janë regjistruar 14 rate të reja të vdekjes, numër ky që është më i ulët se ai i një jave më parë, kur ishin 25 raste vdekjeje nga koronavirusi.
Aktualisht 718 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
Po ashtu në kohën e raportuar 37 pacientë me Covid-19 ndodhen në kujdes intensiv, transmeton albinfo.ch. Kjo është 26 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
Gjatë periudhës në fjalë janë bërë 56,299 teste.
Norma e pozitivitetit është 32.3 për qind.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











