Lajme
Zvicër, vende pune në sektorët e turizmit, shëndetësisë dhe hotelerisë
Ka kohë që Zvicra është në kërkim të punëtorëve të rinj në disa sektorë, ku është nevoja më e madhe. Ani pse vendi me pagat më të larta në Evropë dhe me rreth 9 milionë banorë, po vuan mungesë të theksuar krahu pune, sidomos në sektorët e turizmit, shëndetësisë dhe hotelerisë, njofton albinfo.ch.
Konkurset e punëve, tani më edhe në faqen zyrtare të qeverisë, kanë pasqyruar shumë informacion të detajuar mbi numrin e punonjësve të kërkuar dhe profesionet që kanë mungesat më të mëdha.
Vetëm për periudhën aktuale janë nevojat për më shumë se 114 mijë punonjës të rinj në një seri profesionesh.
Nevojat më të mëdha, ku edhe haset vështirësi e vazhdueshme për të gjetur punonjës të gatshëm për punë, janë në sektorin e turizmit dhe shëndetësisë.
Kamerierët, infermierët dhe specialistët e IT-së janë ndër më të kërkuarit.
Por, edhe në të tjera fusha ka mungesa të ngutshme: profesionet elektricistë, saldatorë, mekanikë, agjentë dhe menaxherë shitjesh, shoferë kamionësh dhe mjetesh të tjera të tonazhit të rëndë, hamej (transportues mallrash), por edhe punën të lehta si recepsionistë/e, asistentë/e zyre.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











