Lajme
Zvicër: Vendet në të cilat obligoheni të mbani maskën
Duke filluar nga e marta, maskat do të bëhen të obligueshme në të gjitha dyqanet në kantonin e Gjenevë, sipas autoriteteve atje, shkruan thelocal, përcjellë albinfo.ch.
Zyrtarët e Gjenevës njoftuan gjithashtu se maska mbrojtëse do të jenë të detyrueshme për të gjithë ata që punojnë nëpër sallone bukurie.
Transporti publik
Të gjithë mbi moshën 12 vjeçare duhet të maskohen në të gjithë transportin publik duke përfshirë trenin, autobusin, tramvajin, metron, ashensorin e skive, anijen ose tragetin.
Maska janë gjithashtu të detyrueshme në protesta dhe demonstrata.
Përveç Gjenevës, maskat nëpër dyqane janë obligatibve edhe në Vaud dhe Jura. Këto tre kantone janë për momentin të vetmit që u kërkojnë blerësve të mbulojnë gojën dhe hundët.
Klubet dhe diskotekat
Kantonet e Basel Country, Aargau dhe Solothurn, së bashku me qytetin e Bazelit, kërkojnë nga mysafirët të kenë maskë – përveç rasteve kur ajo diskotekë nuk pranon më shumë se 100 persona në të njetën kohë.
Linjat ajrore
Kompania ajrore SWISS, maskat i ka bërë të obligueshme që nga 6 korriku. Ky rregullë vlen edhe për dy linjat ajrore të tjera në Zvicër – Edelweiss dhe Helvetic.
Po shkollat?
Kantonet e Lucernit, Cyrihut dhe Shën Gallen njoftuan se do të kërkojnë që nsxënësit në shkollat e mesme dhe shkollat profesionale pas pushimeve verore nëse distanca prej 1.5 metrash nuk mund të respektohet, të përdorin maskën.
Jura po shqyrton gjithashtu këtë masë, dhe vendimi përfundimtar do të merret në fillim të gushtit.
Në nivelin universitar, maskat janë të detyrueshme në Universitetin e Fribourg nga semestri i ardhshëm i vjeshtës e tutje.
Shkollat dhe universitetet e tjera në Zvicër po diskutojnë gjithashtu zbatimin e mbajtjes së maskës kur të fillon semestri i ri, kështu që mund të ketë më shumë njoftime lidhur me këtë javët në vazhdim./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












