Lajme
Zvicër: Vetëm 260 raste të reja me koronavirus
Të kujtojmë: Në kulmin e pandemisë, nga fundi i marsit, në Zvicër regjistroheshin deri në 1100 raste të reja infeksioni në ditë
Numri i infeksioneve të konfiormuara me Covid-19 në Zvicër është rritur për 260 brenda një dite. Këtë njoftim e ka dhënë të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), hkruan srf.ch.
Megjithatë, të martën, në BAG janë dorëzuar rreth 320 rezultate pozitive laboratorike të bartura nga javët e kaluara, nga muaji mars, transmeton albinfo.ch. Në total, ishin 26,336 raste të konfirmuara të mërkurën.
Ditëve të fundit ka pasur një rënie të theksuar të numrit të infeksioneve të reja, por ekspertët këtë rënie ia faturonin ditëve të festës, gjatë të cilave është bërë një numër i reduktuar i testimeve, shkruan albinfo.ch. Ndërsa dita e martë (dje), ka qenë e para ditë pune pas festave, kështu që numri i shkruar më lart duhet të jetë real.
Të kujtojmë: Në kulmin e pandemisë, nga fundi i marsit, në Zvicër regjistroheshin deri në 1100 raste të reja infeksioni në ditë.
Sipas BAG, numri i viktimave ka arritur në 973, ose 73 më shumë se sa të martën.
Shifrat bazohen në raportet e marra nga BAG deri në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës, kështu që ato mund të ndryshojnë nga shifrat e komunikuara nga kantonet.
Ndërkohë, Uebfaqja corona-data.ch, e cila funksionon me informacione nga kantonet, ka shënuar një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve: 1214 sosh
Sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, numri i vdekejve të shkaktuarae nga Covid 19 ka shkuar në 1197 deri në mesditën e së mërkurës, gjegjësisht 45 më shumë se 24 orë më parë
Edhe platforma Worldometer.info ka një statistikë të saj që ndryshon nga zyrtarja, shkruan albinfo.ch. Sipas saj deri më tani në Zvicër kanë vdekur nga koronavirusi 1190 persona ndërsa janë shëruar, gjithsej 14.700.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













