Lajme
Zgjidhet problemi i udhëtimit për të shëruarit që dalin pozitiv në testin PCR
Ata mund të hipin në avion pavarësisht testit PCR pozitiv nëse kanë konfirmimin mjekësor se janë shëruar dhe testin negativ antigjen jo më të vjetër se 24 orë
Për njerëzit që janë shëruar nga infeksioni me Covid, testet PCR shpesh vazhdojnë të rezultojnë pozitive për javë të tëra, pavarësisht se personat në fjalë kanë kaluar tashmë infeksionin.
Kjo paraqet probleme për udhëtarët, pasi që ata, duke filluar 4 dhjetori duhet të paraqesin testin PCR negativ kur duan të hyjnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Tani, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.
BAG pra ka informuar kompanitë ajrore se njerëzit me problemin e përmendur mund të pranohen për të hipur në aeroplan pavarësisht testit PCR pozitiv nëse kanë një konfirmim mjekësor se janë shëruar dhe një test negativ antigjen të shpejtë që nuk është më i vjetër se 24 orë.
Kështu ka deklaruar sot Virginie Masserey, Shefe e Seksionit të Kontrollit të Infeksionit në Zyrën Federale të Shëndetit Publik.
Ditëve të fundit mediat kanë raportuar për problemet e shumta që hasnin personat e kategorisë së përmendur, me rastin e përpjekjes për tu kthyer në Zvicër, shkruan albinfo.ch Disa prej tyre kanë mbetur disa ditë deri në një javë në vendet ku kishin udhëtuar, pikërisht për shkakun se testi u kishte dalë pozitiv edhe pse kanë kaluar infeksionin.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












