Shkurt.ch
Zviceranët, dëgjues të pasionuar të radios
Në Zvicër, radioja dëgjohet mesatarisht mbi 2 orë në ditë. Transmetuesit publikë vazhdojnë të jenë më të dëgjueshmit dhe më të besueshmit
Një sondazh i bërë lidhur me ndjekjen e medieve nga popullata zvicerane ka konstatuar se 90 për qind e zviceranëve dëgjojnë radion mesatarisht nga dy orë e 12 minuta në ditë.
Në pjesën frankofone dhe italiane të Zvicrës radioja dëgjohet më rrallë dhe më shkurt se në pjesën gjermane, ka konstatuar Publica Data, organizata që ka bërë sondazhin.
Rezultatet e sondazhit tregojnë për një rënie të vogël, gjithsej 1% të dëgjueshmërisë së SRG (grupi i transmetuesve publikë) dhe një ngritje po ashtu të vogël të radiove private.
Megjithëkëtë, SRG dëgjohet nga 66 për qind e zviceranëve të anketuar. Ndërsa marrë veç e veç, e para është radio DRS 1, e cila ka 44% të dëgjuesve.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












