Lajme
Zviceranët, të revoltuar për rregullin e temperaturës në 19 gradë Celsius
Ngrohja jo e kënaqshme në banesat e zviceranëve mund të shkaktojë probleme ligjore
Ndërsa qeveria ka rekomanduar që temperatura në apartamentet e marra me qira të ulet në 19 gradë Celsius për të kursyer energji, kjo masë mund të mos jetë e realizueshme nga pikëpamja ligjore, njofton albinfo.ch.
Në një letër drejtuar Këshillit Federal, Shoqata Zvicerane për Ekonominë e Pasurive të Paluajtshme theksoi se shumë qiramarrës do të paraqesin një ankesë nëse akomodimi i tyre është shumë i ftohtë, në këtë rast ata do të kenë të drejtën e uljes së qirasë.
Sa i përket Shoqatës së Qiramarrësve Zviceranë (ASLOCA), ajo tha se temperatura prej 19 gradë Celsius është “e papranueshme”, veçanërisht për të moshuarit, të pambrojturit dhe të sëmurët.
Shumë zviceranë me të dëgjuar lajmin se temperatura do të rregullohet për 19 gradë, ka ndikuar në revoltimin e tyre se kjo nuk është e drejtë.
Sipas tyre, ngrohja nuk përcaktohet dot nga rregullat, por sipas nevojës së tyre, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo temë pritet të trajtohet sërish në muajin tetor, për të arritur në një marrëveshje përfundimtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











