Jeta në Zvicër
Zviceranët i kanë refuzuar 2500 frangat në muaj pa punuar
78 për qind e votuesve votuan kundër inicitivës për të ardhura bazë për të gjithë në Zvicër
Sipas rezultateve paraprake të referendumit të së dielës, 78 për qind e votuesve votuan kundër inicitivës për të ardhura bazë për të gjithë në Zvicër, ndërsa 22 për qind e mbështetën propozimin, shkruan albinfo.ch
Në referendumin e parë të tillë në botë, përkrahësit e iniciativës kishin propozuar aplikimin e të ardhurave të pakushtëzuara bazë, 2500 franga zvicerane (2.450 dollarë) në muaj për të rriturit, duke përfshirë edhe të huajt që jetojnë 5 vite pandërprerë në vend, dhe 625 franga për fëmijët nën 18 vjet.
Në të njëjtën kohë, ky propozim ishte për të ruajtur koston e përfitimeve të papunësisë, pagesat sociale dhe pensionet.
Sipas përkrahësve të iniciativës, me futjen të ardhurave bazë të pakushtëzuara do të mbështetnin dinjitetin njerëzor dhe shërbimet publike në vend.
Zviceranët po ashtu votuan kundër iniciativës“pro shërbimeve publike” me 67,6 %, si dhe kundër iniciativës “për financim korrekt të komunikacionit” me 70,8 %.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













