Lajme
Zviceranët inspektojnë projektet e investuara në Gjilan
Qeveria e Zvicrës është investitori kryesor në Gjilan, sidomos në investimet në rrjetin energjetik dhe atë të ujit
Në delegacion i qeverisë zvicerane ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në komunën e Gjilanit, të projekteve të përfunduara dhe nevojave që ka komuna për investime në të ardhmen, raportojnë mediat lokale nga Gjilani.
Qemajl Mustafa, kryetari i Gjilanit u ka thënë atyre se qeveria zvicerane nga paslufta vazhdimisht ka investuar në projekte të ujësjellësit, ujërave të zeza, nënstacionin energjetik “Gjilani5” dhe disa projekteve shumë të rëndësishme për qytetin.
Kreu i komunës i njoftoi edhe me gjendjen në të cilën gjendet Komuna dhe qytetarët e saj për sa i përket ujit të pijes, problemeve që janë me ujërat e zeza dhe mundësin për të përmirësuar gjendjen në teren.
Me theks të veçantë kryetari përmendi projektin 5 milionësh që është nisur më parë në lumin Mirusha, projektin për lumin Baja, gjendjen e furnizimit me ujë të pijes, mundësit e investimeve në rrjetin e vjetruar, trajtimin e ujërave të zeza etj.
Gjithashtu në fokus të takimit ishte edhe realizimi i projektit energjetik “Gjilani 5”.
Investitorët zviceran ishin të interesuar për nevojat se ku janë prioritetet e investimeve në Komunën e Gjilanit.
Autoritetet komunale të Gjilanit thanë se sektorët kryesor që duhet të intervenohet janë ujësjellësi, kanalizimi, trajtimi i ujërave të zeza etj. Ata mirëpritën kufizimin e shërbimeve në ujë dhe mbeturina duke u shprehur se kufizime të kësaj natyre ka edhe në vendet me ekonomi shumë të zhvilluar.
Gay Bonvin, përgjegjësi për infrastrukturë publike në kuadër të SECO-së, tha se sot janë në Gjilan për të parë nga afër realizimin e projektit “Gjilani 5”, projekteve të realizuara dhe për t’u njohur nga afër me nevojat tjera për investime.
“Ajo që po shohim këtu është e një rëndësie shumë të veçantë tha ai deri sa po inspektonte punimet në nënstacionin “Gjilani 5”, ka thënë Bonvin.
Nga ana tjetër kryetari Mustafa tha se projektet që qeveria zvicerane i ka investuar në Gjilan janë një mundësi më e madhe për qytetarët e komunës, me ngritjen e standardit jetësor e sidomos në ngritjen e bazës ekonomike.
“Ndaj pa miq të mirë kështu si Zvicra ne nuk mund të lëvizim përpara. Gjilani dhe Kosova është një vend i vogël që asnjëherë nuk do të mund t’ua kthejmë investimet, por gjatë gjithë kohës do të jemi partner të mirë në ecjen përpara”, tha kreu i komunës së Gjilanit, Qemaj Mustafa.
Komuna e Gjilanit më parë ka marr konfirmimin nga qeveria zvicerane për ndërtimin e rezervuarit për ujin e pijes, i cili do të ndërtohet në “Kodrën e Dëshmorëve”, dhe do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes. /albinfo.ch&2lonline/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











