Shkurt.ch
Zviceranët japin 26 miliardë franga për „të ngrënë jashtë”
Sipas "Gastrosuisse", trendi për ushqim të shpejtë dhe me çmim të lirë është forcuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar
Hotelet, baret dhe restorantet zvicerane janë strehë e dëshiruar për mijëra zviceranë që përtojnë të sorollaten nëpër kuzhinat e tyre. Dhe kjo strehë vitin e kaluar u ka kushtuar atyre plot 26 miliardë franga. Ose, tre milionë më shumë se një vit më parë. Kështu thuhet në një njoftim të shoqatës për hotelieri dhe restorante “Gastrosuisse”.
Sipas “Gastrosuisse”, trendi për ushqim të shpejtë dhe me çmim të lirë është forcuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Kjo, në veçanti ka të bëjë me më të rinjtë. Nga ana tjetër, në restorantet klasike ka një rënie të vogël të qarkullimit.
Menyja e konsumuar më së shpeshti në restorantet zvicerane ka qenë mish, pommes dhe sallatë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











