Lajme
Zviceranët, rekord të udhëtimeve me tren gjatë vitit të kaluar
Njerëzit në Zvicër udhëtuan mesatarisht pothuajse 1,000 kilometra më shumë me tren sesa ata në Austri, shtet ky që mban vendin e dytë
Asnjëherë më parë njerëzit në Zvicër nuk kanë udhëtuar mesatarisht aq gjatë me tren sa vitin e kaluar, sipas shoqatës së transportit publik Litra.
Mesatarisht, çdo banor i Zvicrës ka udhëtuar 2,519 kilometra me tren vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kjo është pak më shumë se në vitin e mëparshëm rekord që ishte viti 2019.
Krahasuar me BE-në, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe, Zvicra është gjithashtu liderja e qartë në listën evropiane të udhëtimeve me tren, shkruan srf.ch.
Njerëzit në Zvicër udhëtuan mesatarisht pothuajse 1,000 kilometra më shumë me tren sesa ata në Austri, shtet ky që mban vendin e dytë.
Greqia doli e fundit, me 70 kilometra udhëtim me tren për person vitin e kaluar.
Zvicra prej kohësh është bindshëm e para sa i përket shfrytëzimit të hekurudhës në mesin e të gjitha shteteve në Evropë. Në nivel botëror vetëm Japonia është para Zvicrës, në këtë aspekt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër












