Shkurt.ch
Zviceranët konsumojnë më pak në restorante
Mesatarisht një zviceran gjatë vitit 2012 ka shpenzuar 2988 franga për të ngrënë dhe për të pirë jashtë shtëpisë, që është për 2% më pak se në vitin 2011
Zviceranet gatë vitt 2012 kanë shpenzuar më pak të holla për ushqim në restorant se sa një vit më parë. Mirëpo, kjo rënie që ka shënuar konsumi në restorante ka qenë vetëm për 2 për qind në krahasim me vitin 2011. Ndërkaq në vitin 2011 kjo vlerë kishte qenë për 7 për qind më e vogël se në vitin 2010. Kështu, ngadalësimi i trendit të rënies, i bën gastronomët zviceranë “optimistë të kujdesshëm”.
Sipas Gastrosuisse, organizatë që përfaqëson gastronominë zvicerane, rënia e konsumimit në restorante që është shënuar viteve të fundit ka të bëjë me gjendjen e pavolitshme ekonomike dhe financiare. Kjo situatë i “i mban larg” restoranteve jo vetëm mysafirët e huaj por edh eata zviceranë. Në tremujorin e fundit të vitit 2012 gjendja në këtë drejtim pati pësuar një zbutje të lehtë, kanë deklaruar në gastrosuisse.
Mesatarisht një zviceran gjatë vitit 2012 ka shpenzuar 2988 franga për të ngrënë dhe për të pirë jashtë shtëpisë. Më shumë se gjysma e këaj shume ka shkuar në shujta të drekës. Pjesa më e madhe ka të bëjë me njerëz të punësuar të cilët ushqehen në restorante ose në kantina.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër








