Shkurt.ch
Zviceranët, kundër aeroplanëve luftarakë, pro pagës minimale
62% të zviceranëve do të votonin kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë "Gripen", 52 % pro pagës minimale dhe 81.6% për iniciativën kundër pedofilisë
Më 18 maj në Zvicër do të mbahen referendume në nivel nacional për tri iniciativa: kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë “Grippen”, për Pagën Minimale dhe iniciativa kundër pedofilisë.
Nëse për këto iniciativa do të votohej sot, gjasat për të dështuar biznesi i blerjes së aeroplanëve të përmendur luftarakë do të ishin të vogla. Sipas një sondazhi që ka bërë Instituti për hulumtimin e opinionit publik Lèger (më parë Isopublic), 62 për qind të zviceranëve do të votonin kundër dhe vetëm 32% pro.
Ndërsa për iniciativën tjetër, atë të garantimit të pagës minimale gjasat për ta miratuar janë të ngushta, gjegjësisht 52 për qind.
Shumë më bindëse sipas këtij sondazhi, do të ishte fitorja e atyre që kundërshtojnë mundësinë e punësimit të pedofilëve të dënuar, në vendet e punës që kanë të bëjnë me fëmijë. 81.6 për qind të të anketuarve janë shprehur kundër mundësisë së një punësimi të tillë.
Sondazhi ësjhtë kryer me porosinë e gazetës “SonntagsBlick” dhe për të, nga 11 deeri më 14 mars janë pyetur 1017 persona nga Zvicra gjermane dhe frankofone. (sda)
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet













