Shkurt.ch
Zviceranët marrin “doping” në punë
Katër për qind e punëtorëve zviceranë janë stimuluar ndonjëherë në punë me medikamente apo droga “doping”, thotë një studim nga Suva. Veçanërisht janë prekur meshkujt
Në Zvicër vetëm një pjesë e vogël e popullsisë kanë përjetuar “dopingun” në punë apo në vendin e studimeve. Megjithatë, te adoleshentët dhe të rinjtë është shtuar konsumi i substancave për rritjen e performancës në punë apo në ndonjë trajnim të tyre.
“Suva” ka kryer me ndihmën e Institutit “Link” në internet për herë të parë një studim rreth përdorimit të “dopingut” në punë dhe gjatë studimeve. Një total prej 10.171 të punësuarve dhe të tjerëve në shkolla profesionale, të cilët kanë plotësuar pyetësorin në internet, janë të moshës prej 15 deri 74 vjeç.
Katër për qind e pjesëmarrësve në hulumtim kanë marrë të paktën një herë drogë me qëllim të rritjes së suksesit në punë, njoftoi Suva. Në mesin e 4.400’000 punëtorëve në Zvicër, janë 176.000 prej tyre që kishin nevojë për medikamente stimulimi.
Me dymbëdhjetë për qind e drogës “Ritalin” është abuzuar për rritjen e performancës. Pastaj vijnë substancat për stimulim: Cipralex, Temesta, Stilnox, Xanax, Valium dhe Seresta.
Njerëz me profesione që ofrojnë shërbime mjekësore dhe sociale gjithashtu shpesh raportojnë për përdorim të doping-ut në vendin e punës.
Janë disa faktorë, si norma e lartë e punës, presioni në kohë, udhëzimet e paqarta, pushimet e panevojshme, mungesa e kontrollit ose presioni nga konkurrenca që detyrojnë punëtorët të marrin substanca stimulimi “doping”.
Të ashtuquajturat substanca të buta “doping “, të tilla si “caffeine” , pije energjike dhe vitamina dhe “tonics” janë përdorur shpesh për të rritur performancën ose humorin në punë, ose gjatë studimeve, thotë Suva.
Në përgjithësi, pothuajse dy të tretat e të anketuarve kishin përdorur të paktën një herë substanca doping të “buta”, të raportuara me motivin e zgjerimit të diturisë, performancës, uljen e nervozës, humorit apo për relaksim pas stresit në punë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











