Lajme
Në Zvicër benzina 4 herë “më lirë” se në Itali dhe 15 herë më lirë se në Shqipëri
3797 litra karburant në muaj mund t`i përballojnë zviceranët kundrejt një page mesatare prej 5.357 frangash dhe një çmimi të benzinës prej 1.41 frangash
Çmimet e benzinës kanë rënë në pjesën më të madhe të Evropës. Zvicra përfiton më shumë nga kjo, falë të ardhurave më të larta mesatare që paguhen në këtë vend, shkruan 20minuten.ch.
Në Zvicër, në gjysmën e parë të vitit 2020, karburanti kushton 7.9 për qind më pak se në vitin 2019.
Faktin se çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës së koronës, konsumatorët tani po e vërejnë këtë në pompat e benzinës, transmeton albinfo.ch. Kjo e vendos Zvicrën në vendin e 19-të në listën botërore te çmimeve të benzinës “Picodi.com”. Në këtë konkurrencëm Zvicra ndodhet në “mesfushën” evropiane.
Çmimi i karburantit në 39 nga 42 vendet evropiane të përfshira në anketë, është mesatarisht më i ulët se një vit më parë.
Rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, me minus 17.8 për qind. Në Bjellorusi, çmimi i karburantit është rritur më së shumti, për 12.4 për qind. Rusia (0.8 përqind) dhe Malta (3.5 përqind) gjithashtu paguajnë më shumë për benzinë këtë vit se në vitin e kaluar
Pavarësisht rritjes së çmimit, Rusia ka benzinën më të lirë në Evropë – çmimi mesatar i benzinës atje është 58 cent, përcjell albinfo.ch. Ndërsa karburanti më i shtrenjtë është në Holandë, ku një litër kushton 1.58 euro.
Çmimi i naftës së papërpunuar është shkaktar për rënien e çmimeve të benzinës, shpjegon strategjisti i investimeve në ZKB Simon Lustenberger, përcjell albinfo.ch. Çmimi i naftës ka rënë për shkak të krizës së koronavirusit.
Kjo ka ndodhur për arsyen se në shumë vende ekonomia praktikisht ka ngecur gjë që ka bërë të ulet në mënyrë drastike kërkesa.
Në Shqipëri, qytetarët e atjeshëm, me një pagë mesatare prej 325 eurosh, mund të blejnë 239 litra benzinë në muaj. Benzina në Shqipëri kushton 1.36 euro.
Luksemburgasit mund të blejnë 3323 litra benzinë në muaj, duke pasur pagën mesatare prej 3556 euro. Çmin i benzinës atje është1,07 euro.
Zviceranët ndërkaq mund të blejnë më së shumti benzinë me pagën e tyre, transmeton albinfo.ch. 3797 litra karburant në muaj mund t`i përballojnë ata kundrejt një page mesatare prej 5.357 frangash dhe një çmimi të benzinës prej 1.41 frangash.
Me të ardhurat e tyre mesatare prej 1364 eurosh dhe me çmimin e benzinës prej 1.47 eurosh, italianët mund të blejnë 927 litra benzinë në muaj, ose 4 herë më pak se zviceranët.
Kosova nuk është përfshirë në këtë krahasim çmimesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













