Lajme
Zviceranët mund të mbeten pa fishekzjarrë për festën nacionale, 1 Gushtin
Toka është aq e thatë sa që nevojiten dy ditë reshje të pandërprera shiu për ta zbutur atë
Vapa e madhe dhe thatësia që ka kapluar Zvicrën mund t`i privojë zviceranët prej njërës nga kënaqësitë më të mëdha tradicionale, ndezjes së fishekzjarrëve për nder të 1 Gushtit, festës nacionale.
Në shumicën e regjioneve dhe kantoneve të Zvicrës tashmë është ndaluar ndezja e zjarreve, si për grill ashtu dhe për fishekzjarrë etj. ndërsa tash kur festa e 1 Gushtit po afron dhe nuk ka shenja për reshje të mëdha shiu, problemi bëhet edhe më i mprehtë.
Madje, siç tërheqin vërejtjen ekspertët, një sasi e vogël shiu nuk mjafton për të hequr ndalesën e zjarreve pasi që toka është tashmë së tepërmi e thatë dhe nevojiten dy ditë reshje të fuqishme dhe të pandërprera shiu për ta zbutur atë.
Në Kantonin e Bernës nuk lihet hapësirë veprimi sa u përket zjarreve, shkruan srf.ch. Kaq i madh është rreziku i përhapjes së zjarreve në pyje sa që atje ndalesa për zjarre dhe fishekzjarrë është absolute. Dhe kjo vështirë se mund të ndryshojë deri më 1 gusht. Prandaj të vetmet fishekzjarrë që mu d t`i ndezin bernasit do të mund të jenë ato që hidhen në liqene.
Rregulla të ashpra janë vendosur edhe në kantonet Schwyz, Luzern, Ticino dhe kantonet frankofone, ku po ashtu mbretëron ndalim i plotë i zjarreve dhe fishekzjarrëve. Ndërsa në kantonet Basel, Aargau, Graubünden dhe Wallis ndalesa e zjarreve vlen vetëm për pyje ndërsa zjarret si dhe fishekzjarrët janë ende të lejuara në zonat e banuara. Edhe në këto kantone po mendohet nëse duhet vënë ndalesa absolute apo jo. Ndërsa në kantonin e Cyrihut dhe në atë të St. Gallenit ka më pak telashe në këtë drejtim. Atje, së paku deri tash, ndezja e zjarreve dhe e fishekzjarrëve mbetet e lejuar.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës














