Tematike
Zviceranët që “mbajnë gjallë” një komunë shqiptare
Në dhjetëvjetorin e saj, shoqata “Pro Kallmet” këtë të shtunë, më 24 nëntor organizon një koncert humanitar me këngëtarë nga Opera e Cyrihut
Në Obersingenthal të kantonit Aargau vepron një shoqatë humanitare që i është dedikuar ndihmave të orientuara drejt një komune fshatare shqiptare. Shoqata “Pro Kallmet” pra, siç e tregon dhe emri, grumbullon në Zvicër ndihma për t`i dërguar ato në komunën e vogël Kallmet të rrethit të Mirditës, në Shqipëri.
Këtë fundjavë “Pro Kallmet” shënon 10 vjetorin e themelimit të saj.
“Ne kemi nevojë për 60.000 deri në 100.000 franga në vit. Vetëm kuzhina që u ofron supë të ngrohtë fëmijëve bonjakë na kushton 31.000 franga”, thotë themeluesi dhe udheheqësi i shpqatës. Konrad Krattenmacher, për gazetën “Aargauer Zeitung”.
Por, shoqata ka ndihmuar deri më tash edhe shumë projekte të ndryshme në komunën e varfër shqiptare. Kontaktete para me Kallmetin, Krattenmacher i ka lidhur në vitin 2000, kur në Frauenfeld, ku ai punonte për Kishën Katolike, kishin ardhur për vizitë familjarë të priftit të atëhershëm të Kallmetit.
Njëri ndër projektet e mbështetura nga shoqata është ngritja e kopshtit të fëmijëve, që vizitohet nga 50 fëmijë, të cilëve u ofrohen tri shujta të ngrohta në ditë. Për edukimin dhe lojërat e tyre kujdesen dy motra nderi.
Ndërsa një kuzhinë e ngritur nga shoqata, ushqen me një supë në ditë 50 fëmijë të mbetur pa prindër. Ajo që është veçanërisht pikëlluese është se pothuaj të gjithë këta fëmijë i kanë humbur prindërit gjatë punës së tyre të rëndë, ilegale, në Greqi ose në Itali.
Në dhjetëvjetorin e saj, shoqata “Pro Kallmet” këtë të shtunë, më 24 nëntor organizon një koncert humanitar me këngëtarë nga opera e Cyrihut. Ndërsa të dielën, më 25 nëntor mbahet mesha familjare. Ndihmat që priten të grumbullohen gjatë koncertit do të përdoren për ngritjen e një biblioteke shkollore.
Si koncerti ashtu edhe mesha, mbahen në Kishën katolike Nussbaumen.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













