Lajme
Zviceranët shtrëngojnë sanksionet ndaj Rusisë
Qeveria zvicerane ka miratuar një grup tjetër sanksionesh tregtare dhe financiare të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të luftës në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, tha se ministria e tij zgjeroi gjithashtu kufizimet e udhëtimit dhe financiare për 217 individë të tjerë, duke përfshirë dy vajza të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe 18 subjekte. Deri më tani rreth 900 individë dhe subjekte janë vendosur në listën e sanksioneve zvicerane. Kështu, Zvicra po merr përsipër shumicën e sanksioneve të vendosura nga Brukseli javën e kaluar, si pjesë e paketës së pestë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Megjithatë, ajo po ndalon së zbatuari masat ndëshkuese për transportin ujor dhe tokësor për arsye gjeografike dhe praktike. Masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën.
“Qëllimi ynë kryesor është të parandalojmë anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare”, tha Parmelin në një konferencë shtypi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit












