Shkurt.ch
Zviceranët votojnë për paga pa punë për të gjithë!
Iniciatorët e fushatës, të hënën, më 14 mars do të shpërndajnë në Cyrih bankënota të vërteta 10 frangëshe
Më pak se tre muaj para referendumit, bartësit e iniciativës për të ardhurat e pakushtëzuara (pa punë) kanë vendosur të shpërndajnë të hënën, më 14 mars në Stacionin Kryesor Hekurudhor te Cyrihut njëmijë bankënota dhjetëfrangëshe. Kjo do të ndodhë rreth orës 7.15 të mëngjesit, shkruan 20 minuten.ch
Bëhet jalë për para të vërteta dhe me vlerë, jo imitime. Keto kartmonedha do të jenë «fletëpalosjet» yzrtare të iniciativës së përmendur, për të cilën populli do të votojë më 5 qershor 2016.
Në vitin 2013 me rastin e promoviit të iniciativës, aktivistët e saj kishin zbrazur në Bundesplatz të Bernës një rimorkio kamioni prej 8 milionë monedhash pesë centë dhe kishin joshur kështu kërshërinë e qytetarëve.
«Ne nuk besojmë se do të ketë ndonjë tollovi pas parave», thotë njëri nga përgjegjësist e fushatës, transmeton albinfo.ch. “Përkundrazi, shumica do të jenë skeptikë dhe nuk do të besojnë se bëhet fjalë për para të vërteta”.
Ai e pranon se nuk është e lehtë të binden zviceranët që njerezve t`u jepen të holla pa u kushtëzuar me punë. Për këtë arsye grupi iniciues ka ndërmarrë fushatën me para të vërteta (bankënota dhjetëfrangëshe) që dhurohen, po ashtu pa u kushtëzuar. Në bankënotat e përmendura do të jenë të ngjitura afishet mbi votimin.
Aksione të ngjashme ku do të shpërndahen kartmonedha 10 frangëshe do të ketë edhe më tutje, thonë në komitetin e fushatës. Organizatorët llogarisin se gjatë fushatës do të jenë në qarkullim bankënota me afishe me vlerë prej 100 mijë frangash.
Zvicra do të jetë vendi i parë në botë, populli i të cilit do të votojë për të ardhura të pakushtëzuara bazike, përcjell albinfo.ch. Sipas iniciativës, të gjithë njerëzit që jetojnë në Zvicër, pavarësisht nga statusi i punës, mosha, pasuria ose gjendja shëndetësore, duhet të marrin një pagë bazike.
Iniciatorët, artistë, publicistë dhe intelektualë, caktimin e lartësisë së pagës ia lënë parlamentit. Por janë propozuar paga prej 2500 frangash në muaj për të rriturit dhe 625 franga në muaj për fëmijët. Kjo shumë sipas tyre do të ishte e mjaftueshme për një jetë me dinjitet dhe pjesëmarrje të qytetarëve në jetën sociale.
Por, kjo iniciativë ka pësuar një debakël të vërtetë me rastin e votimit të saj në parlament. Ajo qe hedhur poshtë nga shumica e madhe e deputetëve të të dy dhomave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












