Futboll
Zvicerani ia “rrëmben” talentin Zvicrës për Kosovën
Idriz Voca (20) është talenti i radhës nga Zvicra, që i bashkangjitet përfaqësueses kosovare të futbollit. Ai po kalon momente shumë të mira në Luzern, shkruan “Blick”.
Edhepse nuk i ka bërë akoma dy javë, që kur mori udhëheqjen e përfaqësueses kosovare të futbollit, Bernard Challandes (66) rrëmbeu talentin e parë nga liga zvicerane. Idriz Voca luan si mesfushor dhe tani ka marrë ofertë për të luajtur me Kosovën kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos. 20 vjeçari me baba nga Kosova dhe nënë nga Bosnja, ka luajtur për Zvicër U20, ndërsa oferta ka pasur nga Shqipëria dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.
“Unë dua të luaj për vendlindjen time. Është një zgjedhje me zemër dhe më plotësohet një ëndërr,” tha ai, duke pranuar se gjasat për sukses janë më të mëdha në Kosovë, pasi në Zvicër ka shumë të rinj të talentuar. Në lidhje me Shqipërinë, Voca shton se atje vetëm ka qenë i ftuar për stërvitje dhe jo për diçka konkrete. Megjithatë “unë jam shqiptar i Kosovës,” përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












