Jeta në Zvicër
Zvicerani në krye të OSBE-së, prioritet, Ballkanin Perëndimor
Diplomati Gérard Stoudmann gjatë dy viteve të shërbimit të tij do të mbajë titullin e të ngarkuarit të posaçëm të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor
Vitin që vjen, Zvicra do ta marrë kryesimin e OSBE-së (Organizata Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim). Dhe kreu që Zvicra do t`ia japë kësaj organizate për dy vite rresht është diplomati Gérard Stoudmann.
Me të marrë këtë post, përfaqësues nga Departamenti zviceran punëve të jashtme kanë theksuar se angazhimi për pajtimin dhe bashkëpunimi në mes të vendeve të ish Jugosllavisë do të jenë ndër prioritetet e Zvicrës gjatë mandatit në krye të OSBE-së.
Dhe për të vënë theksin në rëndësinë që Zvicra i jep këtij lloji të angazhimit, diplomati Gérard Stoudmann gjatë dy viteve të shërbimit të tij do të mbajë titullin e të ngarkuarit të posaçëm të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor.
Stoudmann njihet si diplomat me përvojë dhe negociues i shkathtë, shkruan zentralplus.ch. Aktualisht ai është i angazhuar si ambasador i jashtëzakonshëm në vendin afrikan të kapluar nga kriza, Mali.
Zvicra, kreun e OSBE-së e ndan së bashku me Serbinë. Duke njohur rolin e Zvicrës në Kosovë, në mediet e këtushme janë shprehur dyshime lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në mes të Zvicrës dhe Serbisë në kreun e kësj organizate.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












