Tematike
Zvicerani rrah shqiptarin, dënohet me gjobë
Studenti 21 vjeçar kishte ngacmuar një kolege të studimeve dhe menjëherë pas kësaj ishte paraqitur shoqëruesi i saj kosovar...
Javën e kaluar, në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut është dënuar një zviceran 21 vjeçar, student i drejtësisë, për shkak se, së bashku me një kolegë të tij, i kishte shkaktuar lëndime një shqiptari. Kjo kishte ndodhur në klubin e njohur të Cyrihut Kaufleuten.
Juristi kishte ngacmuar një kolege atraktive të studimeve dhe menjëherë pas kësaj ishte paraqitur shoqëruesi i saj kosovar. Së pari filluan me sharje pastaj me grushte. Ajo që dihet është se i pari që ka goditur me grusht në fytyrë ka qenë studenti. Kur kosovari filloi t`ia kthejë goditjet, ndërhyri kolegu i të parit, i cili duke e goditur e rrëzon atë dhe vazhdon ta godasë me shqelma në kurriz.
Kosovari i cili kishte pësuar lëndime në nofulla kishte ngritur padi kundër dy studentëve dhe padia i ka pasur sukses. Kështu, studenti i drejtësisë dhe kolegu i tij janë paraqitur në gjykatë për veprën penale shkaktim të lëndimit trupor. Ata i kërcënon një dënim me kusht me të holla prej 60 njësish ditore nga 40 franga. Veç kësaj ata duhet të japin provat e tyre të ADN-së, shkruajnë mediet zvicerane.
Në fund, studenti dhe shoku i tij u dënuan vetëm për ushtrim dhune dhe jo për shkaktim lëndimi. I pari u dënua me një gjobë prej 600 ndërsa i dyti 800 franga. Dy të dënuarit po ashtu duhet t`i paguajnë të dëmtuarit një dëmshpërblim prej 320 frangash dhe një zhdëmtim prej 300 frangash.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










