Shkurt.ch
Zvicra “blen” lirinë tatimore nga SHBA me 10 miliardë?
Zvicra do të paguajë 10 miliardë dollarë për të hequr qafe autoritetet tatimore të SHBA-së, pas kontestit të lindur rreth bishtnuesve amerikanë të tatimeve, të cilët kanë deponuar të hollat në bankat zvicerane. Kështu shkruan portali blick.ch duke iu referuar agjencisë së lajmeve Reuters.
Me këtë “deal” do të mbuloheshin të gjitha bankat zvicerane. Sigurisht, në radhë të parë bankat e dyshuara nga autoritetet tatimore amerikane për fshehje të tatimeve nga ana e amerikanëve të pasur, Credit Suisse dhe HSBC Holding.
Një marrëveshje e tillë, sipas ekspertëve të cituar nga Reuters, shihet si zgjidhje afatgjatë. Ajo nuk do të parashikonte mundësinë që të dhënat e klientëve të këtyre bankave t`u dorëzohen autoriteteve amerikane.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












