Shkurt.ch
Zvicra dënon përpjekjen për grusht shtet në Turqi
Në një intervistë për “SonntagsBlick” flet ministr i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter.
“Nëse grusht shteti në fakt ka përfunduar, që është e mirë, të tilla sjellin vetëm dhunë dhe jostabilitet. Pasojat e tyre janë gjithmonë të paparashikueshme. Dhuna nuk është mënyrë e përshtatshme për të ndryshuar situatat. Prandaj, unë fuqimisht dënoj tentativën për grusht shtet, që ka kushtuar me shumë jetë. Dhe, unë e quaj këtë tani rrugën e pajtimit shoqëror”, tha Burkhalter, transmeton albinfo.ch.
Për Burkhakter ,Turqia nuk është vetëm nga pikëpamja e politikës së migracionit një partner i rëndësishëm për Zvicrën.
“Edhe për siguri, por dhe për politikat e paqes është një vend i rëndësishëm. Përveç kësaj, Turqia ekonomikisht luan një rol të madh me 80 milionë banorët e saj. Prandaj, është e rëndësishme që ne të mbajmë takime të rregullta”, thotë ministri zviceran.
“Vendi ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Në të njëjtën kohë, gjendja e sigurisë dhe të drejtave të njeriut në Turqi është përkeqësuar. Zvicra është e angazhuar të ketë dialog dhe bashkëpunim, për të theksuar rëndësinë e pajtuimit me ligjet ndërkombëtare. Një përmirësim në gjendjen e të drejtave të njeriut do të jetë një tregues i fuqishëm”, thotë në këtë intrevistë Burhalter.
Ai thotë të jetë i shqetësuar për pasojat që mund të ketë përpjekja për grusht shtet në përgjithësi për stabilitetin rajonal, por mund të ketë një ndikim negative, sipas tij, edhe për gjendjen e refugjatëve.
“Roli i Turqisë është shumë i rëndësishëm në gjithë rajonin. Kështu, Turqia ka marrë më shumë se tre milionë refugjatë dhe është ballafaqur shumë mirë me këtë sfidë”, thotë Burkhalter.
“Turqia përballet direkt nga vendndodhja e saj gjeografike me shumë probleme, të cilat gjithashtu ndikojnë edhe në tërë Evropën. Për problemin e migrimit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Për këto probleme, bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje së bashku me Turqinë. Jostabiliteti në Turqi do të ishte keq për popullin dhe për tërë Evropën”, thekson më tutje ministri i Jashtëm zviceran. Ai ka folur edhe për sulmin e fundit në Nice të Francës .
Këshilli Federal tha të ketë marrë tashmë një sërë masash në luftën kundër terrorizmit.
“Në Zvicër, Task Force është përgjegjëse për koordinimin, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët nacionalë dhe kantonalë të sigurisë në Zvicër. Por, lufta kundër terrorizmit do të thotë gjithashtu: trajtimin e shkaqeve të dhunës. Prandaj, ne duhet të japim kontributin tonë në mënyrë që njerëzit të kenë perspektivë. Prandaj, ne inkurajojmë integrimin e brendshëm, për të shmangur getoizimin në shoqërinë tonë.», thotë mes tjerash në këtë intervistë ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













