Shqipëria
Zvicra dhe Austria, 2 milionë euro ndihmë për Shqipërinë
Zvicra dhe Austria shpallin grante të reja ndihme prej 2,000,000 € për Shqipërinë
Një fond i ri grantesh u lansua nga Programi për Zhvillimin Rajonal, financuar nga Zvicra dhe Austria, në bashkërendim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Albanian Development Fund. Ky grant do të mbështesë 11 bashki për rimëkëmbjen pas tërmetit të nëntorit 2019, shkruan albinfo.ch.
Një fond prej 2,000,000 euro do të mbështesë 11 bashki në Shqipëri për t’u rikuperuar nga dëmtimet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Thuhet se përmes Programit të përbashkët zviceran-austriak për Zhvillimin Rajonal, një skemë e re e granteve u bë operative sot në mbështetje të përpjekjeve për përballimin me pasojat e tërmetit të nëntorit. Granti do të zbatohet në koordinim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe shoqatat e qeverisjes vendore.
“Granti që ne lansojmë sot është një kontribut i qeverive zvicerane dhe austriake për të mbështetur rikuperimin e nevojave urgjente të shkaktuara nga tërmeti, si dhe një materializim i reformës së zhvillimit rajonal të Shqipërisë. Është gjithashtu pjesë e mbështetjes më të gjerë të Zvicrës dhe Austrisë për rikuperim nga dëmet e tërmetit, pjesë e të ashtuquajturit ‘premtim’ nga konferenca e Brukselit në shkurt të këtij viti”, tha ambasadori zviceran Adrian Maître.
“Me skemën e granteve, qeveritë zvicerane dhe austriake synojnë të mbështesin grupet e njerëzve veçanërisht të prekshëm pasi ata janë ata më të dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia e covid19. Është thelbësore që idetë dhe projektet nga bashkitë të bazohen në nevojat dhe kërkesat reale të qytetarëve të prekur dhe gjithashtu të përfshijnë nga afër aktorët e komunitetit lokal, siç janë bizneset dhe OJQ-të”, tha Shefja e Zyrës së Agjencisë Austriake të Zhvillimit në Shqipëri Simone Ungersböck.
Përmes skemës së granteve, bashkitë do të kenë qasje në fonde për rikuperimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur deri më 21 shtator dhe do të administrohet nga përfaqësues të Programit të Zhvillimit Rajonal, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe shoqatave të bashkive. Ai synon të rivendosë dhe të rikuperojë të gjitha aspektet e shërbimeve publike, të rindërtojë infrastrukturën dhe lehtësirat dhe të rigjallërojë ekonominë, turizmin, jetën sociale dhe kulturore të komuniteteve të prekura.
“Kjo skemë grantesh – megjithëse një shumë modeste në raport me nevojat për rindërtim – është një mbështetje e nevojshme dhe e duhur për të plotësuar elemente të caktuara në planin e rindërtimit si dhe për të pasur një proces të plotë të rimëkëmbjes”, tha drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Bashkitë e prekura që mund të përfitojnë nga granti përfshijnë: Shijak, Durrës, Krujë, Tiranë, Kamëz, Vora, Kavajë, Rrogozhina, Kurbin, Mirdita dhe Lezhë.
Programi i Zhvillimit Rajonal Albania IV (RDPA), 2019 – 2023, është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), e zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











