Lajme
Zvicra dhe Portugalia i lehtësojnë masat, vendet fqinje i ashpërsojnë
Zvicra dhe Portugalia nisen sot ditën me lehtësimin e masave kundër koronavirusit
Zvicra nisi sot ditën me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, edhe pse numri i të infektuarve është ende i lartë, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se baret dhe restorantet do të mund t’i rihapin terracat, ndërsa palestrat dhe kinematë mund të rifillojnë punën për aq kohë sa i respektojnë masat e sigurisë.
Mësimi në disa universitete do të nisë po ashtu.
Zvicra është vendi i vetëm në Evropë që lehtëson masat e izolimit, derisa numri i rasteve me koronavirus rritet.
Zvicra, vend me 8.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus dhe mbi 10,500 viktima.
Po ashtu edhe Portugalia i hapi qendrat tregtare sot, për herë të parë në dy muaj, nxënësit po ashtu u kthyen në shkolla, ndërsa kafenetë dhe restorantet mund të shërbejnë konsumatorë në terraca.
Para dy muajsh, Portugalia ka qenë në mesin e vendeve më të goditura në Evropë.
Në total, ky vend me 10.2 milionë banorë, ka regjistruar mbi 830,000 raste me koronavirus dhe mbi 16,900 viktima.
Ndërkohë që në shtetet fqinje të saj po ashpërsohen masat në secilën herë. Në Gjermani, takimet private janë rreptësisht të kufizuara. Takimet në shtëpitë (familjet) janë të mundshme me maksimum një person nga familja tjetër. Në përgjithësi, jo më shumë se pesë njerëz mund të bëhen bashkë. Kjo rregullore zbatohet jo vetëm për takimet në ambiente të mbyllura, por edhe për takimet publike, transmeton albinfo.ch. Restorantet janë të mbyllura me përjashtim të disa projekteve të përkohshme.
Nga ana tjetër, edhe Franca ndodhet në një bllokim të ashpër që nga 3 prilli. Ky bllokim duhet të zgjasë katër javë, shkollat, si dhe të gjitha dyqanet dhe restorantet janë të mbyllura. Ka një shtetrrethim (orë policore) brenda natës nga ora 19 e mbrëmjes.
Ndërkohë që në Itali restorantet janë të mbyllura, me një bllokim të fortë që do të zgjasë deri të paktën më 30 prill. Italia ka disa muaj që po përdor një “sistem semafori”: Në varësi të situatës epidemiologjike, rajonet ndahen në: zona të gjelbërta, portokalli dhe të kuqe. Aktualisht nuk ka asnjë rajon të vetëm të gjelbër në hartë, shumica janë zona portokalli, përcjell albinfo.ch. Në zonat portokalli, më së shumti dy persona mund të vizitojnë një apartament të vetëm privat një herë në ditë. Ndërsa në zonat e kuqe, vizitat te miqtë dhe të afërmit janë të ndaluara.
Në Austri masat e koronës kanë qenë të ndryshme, sipas rajoneve ose landeve, për javë të tëra. Në Vjenë dhe Austrinë e Poshtme, mbretëron një bllokim i ashpër deri më 2 maj: shitoret, gastronomia dhe ngjarjet kulturore janë të mbyllura ose të ndaluara, mësimi me prani fizike në shkolla nuk është i mundur. Shumë rajone janë në bllokime të pjesshme me gastronomi dhe objekte kulturore të mbyllura, transmeton albinfo.ch. Në landin Vorarlberg kufizimet janë më të butat.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











