Lajme
Zvicra dhe SHBA planifikojnë bisedime vjetore
Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë partneritetin e tyre strategjik në formën e një dialogu vjetor, sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar për këtë qëllim në Uashington të premten, transmeton albinfo.ch.
Kjo deklaratë e qëllimit përfaqëson “një moment historik të rëndësishëm” me një nga partnerët kryesorë të Zvicrës në shumë fusha, sipas Sekretares së Shtetit zviceran, Livia Leu. Ajo u takua të premten me Zëvendës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Wendy R. Sherman.
“Ne i vlerësojmë partnerët tanë zviceranë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku ngushtë për të çuar përpara interesat e përbashkëta dypalëshe dhe për çështjet globale”, shkroi Sherman në Twitter.
Gjatë takimit të parë të këtij lloji, të mbajtur tetorin e kaluar në Bernë, të dy vendet u angazhuan për të nxitur bashkëpunimin e përbashkët në forumet ndërkombëtare, krahas forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Të premten, të dy delegacionet diskutuan gjithashtu mandatin e fuqisë mbrojtëse të Zvicrës për Shtetet e Bashkuara në Iran.
Të dy diplomatët diskutuan situatën gjeopolitike, luftën në Ukrainë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë Abonimi i njohur zviceran për sportet dimërore, Magic Pass, po vazhdon të zgjerohet me ritme të... -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale










