Lajme
Zvicra dhe situata me koronavirusin
Zvicra tashmë ka lehtësuar masat dhe ka rihapur kufijtë tokësorë. Mirëpo, e gjithë kjo nuk ka shkuar shumë mirë, pasi që nga mesi i muajit qershor ka pasur një rritje shqetësuese të rasteve të reja me Covid 19.
Kjo është rezyme e ngjarjeve të fundit:
Numri i rasteve të reja pozitive me COVID 19 është rritur javët e fundit.
Udhëtimi është i mundur ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian, vendeve të EFTA-s dhe MB-së. Por, udhëtarët nga Zvicra në Mbretërin e Bashkuar duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Ata që udhëtojnë nga shumica e vendeve jo-Shengen, përfshirë SHBA-në, mund të hyjnë në Zvicër vetëm në raste të jashtëzakonshme, shkruan swiss, përcjell albinfo.ch.
Ata që vijnë në Zvicër nga vendet “me rrezik të lartë” duhet t’i nënshtrohen një karantine dhjetë ditore ose do të përballen me një gjobë. Lista e vendeve që vlerësohen me rrezik të lartë përditësohet rregullisht nga autoritetet.
Që nga 1 gushti, pasagjerëve që vijnë nga Izraeli, Serbia dhe Turqia iu është dashur t`i nënshtrohen një testi Covid-19 nëse kanë ateruar në aeroportin e Bazelit.
Maskat e fytyrës janë të detyrueshme në transportin publik zviceran, fluturime ajrore dhe në aeroportin e Bazelit dhe të Gjenevës. Nëntë kantone (Cyrihu, Vaud, Gjeneva, Qyteti i Bazelit, Valais, Neuchâtel, Fribourg, Solothurn dhe Jura) kanë vendosur të bëjnë maskat e fytyrës të detyrueshme në dyqane.
Zvicra pret një deficit buxhetor prej 3,1 miliardë CHF për vitin 2020. Shpenzimet e jashtëzakonshme që ka shkaktuar Covid-19 arrijnë në 17,8 miliardë CHF, që do të thotë një deficit i përgjithshëm i financimit prej 20,9 miliardë CHF.
Organizatorët e ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz nga 1 tetori mund të aplikojnë për leje.
Rreth 45,000 njerëz kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe pothuajse 2,000 kanë vdekur në Zvicër, popullsia e të cilës është rreth 8.5 milionë. Kantonet Gjenevë, Vaud, Cyrih dhe Ticino kanë qenë pjesët më të goditura të vendit.
Bllokimi dhe kufizimet e rrepta kanë pasur një ndikim dramatik, duke i detyruar autoritetet të lehtësojnë masat hap pas hapi. Nga kulmi i pandemisë që ishte në mars, numri i rasteve të reja ra në fillim të qershorit, së bashku me numrin e rasteve që trajtohen në spitale dhe të vdekjeve. /albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














