Tematike
Zvicra dhuron mbi 11 miliardë franga për të ulur varfërinë në botë
Mbështeten më pak vende (35 nga 46), por jepen më shumë para: kështu e sheh Këshilli Federal ndihmën zvicerane për zhvillim
Më shumë para, të ndara në më pak vende: Këshilli Federal dëshiron që në këtë mënyrë të bëjë përshtatjen e ndihmave për zhvillim në botë.
Zvicra, sipas Këshillit Federal, duhet të ofrojë në disopozicion të vendeve të varfra në botë, plot 11.25 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme. Kjo shumë është për 140 milionë franga më shumë sesa në periudhën aktuale (2017-2020), thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Këshilli Federal sot, transmeton albinfo.ch
Këto para do të përdoren ndër të tjera, për ndihma humanitare, për promovimin e paqes dhe për projektet për të frenuar ndryshimin e klimës.
Numri i vendeve me përparësi për t`u ndihmuar do të zvogëlohet nga 46 në 35. Bolivia, Haiti, Kuba, Nikaragua, Azerbajxhani dhe disa vende tjera preken nga dalja.
Matur mbi bazë të të ardhurave bruto kombëtare (GNI), sipas planeve të Këshillit Federal, Zvicra do të shpenzojë vetëm pak më shumë në ndihmë zhvillimi sesa ka shpenzuar deri tani, përcjell albinfo.ch. Sipas komunikatës, shpenzimet duhet të arrijnë rreth 0.46 përqind të GNI. Në vitin 2011, parlamenti i kishte kërkuar Këshillit Federale që të rritë kuotën në 0.5 përqind – një qëllim që nuk është arritur në periudhën aktuale.
Kohët e fundit Komiteti i Ndihmës për Zhvillimi, i OECD-së i ka kërkuar Zvicrës të realizonte premtimet e saj për vitin 2011. I pyetur përse Qeveria Federale nuk siguron fonde të mjaftueshme për këtë, Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis vitin e kaluar pati thënë se parlamenti ishte i lirë të rrisë ose ulë kreditë.
Këshilli Federal veçanërisht dëshiron të përdorë në mënyrë të orientuar paratë për të ulur varfërinë globale. Zhvillimi i qëndrueshëm është “i domosdoshëm për një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe kështu edhe për interesin e Zvicrës” thguhet në komunikatën e Qeverisë Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















