Shkurt.ch
Zvicra do ta ndalojë me ligj shkuarjen në luftë për “xhihad”
Një ligj i rishikuar do të mundësonte që prindërit të cilët druajnë se fëmija i tyre dëshiron të shkojë të luftojë për xhihad, të paraqiten te autoritetet përkatëse
Shërbimi zviceran i Sigurimit të Shtetit vlerëson se deri më tash rreth 15 shtetas zviceranë u janë bashkuar islamistëve radikalë në luftimet e tre në Siri. Me ligjet ekzistuese, shteti nuk mund të ndalojë shkuarjen e tyre. Por, politikanët e Zvicrës, të frymëzar nga Franca, ku tashmë me ligj ndalohet shkuarja e të rinjve në zonat e luftës, kanë ngritur çështjen që të miturve t`u pamundësohet shkuarja në Siri për të marrë pjesë në luftën e atjeshme.
Deputetja e CVP/PDC Ida Glamzmann, njëherësh eksperte e sigurisë, ka qenë e para në këtë drejtim. Ajo është shprehur për mediet zvicerane se “do të duhej të vendosej një bllokadë për udhëtim të të rinjve. Dhe këtë mundësi do ta trajtojmë edhe në kuadrin e ligjit për Shërbimin Informativ”.
Një ligj i rishikuar do të mundësonte që prindërit të cilët druajnë se fëmija i tyre dëshiron të shkojë të luftojë për xhihad, të paraqiten te autoritetet përkatëse. Ligji në një rast të tillë do t`ua ndalonte për shembull kompanive ajrore që të transportojnë këta të rinj.
Por Glanzmann do të provojë të përfitojë edhe deputetët nga partitë tjera për çështjen që ka ngritur. Së paku pjesë nga SVP/UDC-ja pret që ta mbështesin.
Deputeti nga SVP/UDC, Hans Fehr lidhu me këtë ka thënë se do ta mbështeste një masë të tillë, por duke shtuar se nuk pret shumë nga e gjithë kjo. Sepse, sipas tij, Ideja e deputetes Glanzmann nuk premton shumë. Ai thotë se Shërbimi Sekret i Zvicrës ka nevojë për më shumë mundësi të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit të të dyshuarve. Veçanërisht të rrezikshëm janë, sipas tij ata që kthehen nga Siria.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












