Lajme
Zvicra do ta ndihmojë rimëkëmbjen e Ukrainës
Zvicra do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e organizatave ndërkombëtare për Ukrainën
Zvicra do të dyfishojë ndihmën e saj për Ukrainën në 100 milionë CHF, deri në fund të vitit 2023, njoftoi Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në qytetin zviceran të Lugano.
Ai gjithashtu liroi 15 milionë CHF për të mbështetur ekonominë dixhitale të vendit. “Ukraina duhet të udhëheqë [rindërtimin e saj], por ne duhet ta mbështesim atë”, tha Cassis, i cili gjithashtu mban presidencën e radhës zvicerane këtë vit.
Përveç ndihmës dypalëshe, Zvicra do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e organizatave ndërkombëtare për Ukrainën. Përpjekjet shumëpalëshe janë “një kundërhelm ndaj përdorimit të forcës”, tha ai të martën, ditën e fundit të konferencës, pwrcjell tutje albinfo.ch.
Zvicra gjithashtu mbetet në dispozicion për të ofruar zyrat e saj të mira, tha ai. Përgjigja ruse ndaj përfaqësimit të mundshëm të interesave ruse në Ukrainë ose interesave të Ukrainës në Rusi është ende në pritje. Cassis tha se Zvicra ishte e gatshme të presë bisedimet “për t’i dhënë fund luftës kur të vijë koha”.
Thirr oligarkët të paguajnë
Nga ana e tij, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, duke folur në Lugano, përsëriti se vendi i tij ishte viktimë e “gjenocidit”. Ai përsëri falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e dhënë.
Ai tha se kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë (720 miliardë CHF) dhe rusët e pasur duhet të ndihmojnë për të paguar faturën.
“Ne besojmë se burimi kryesor i rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë,” tha ai, duke përmendur vlerësimet se asetet e ngrira ruse kapnin vlerën 300-500 miliardë dollarë.
“Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme. Ata e shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të”.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim














