Shkurt.ch
Zvicra do t`ua ndalojë refugjatëve edhe vizitat në vendet fqinje
Propozimet kërkonin, veç tjerash që refugjatëve të përmendur t`u ndalohet udhëtimi edhe në vendet fqinje të shtetit të tyre të prejardhjes dhe jo sikur deri tash, vetëm në vendin e prejardhjes
Propozimet e bëra së fundi nga Këshilli Federal për ashpërsimin e rregullave lidhur me udhëtimet jashtë vendit të refugjatëve me status të pranuar kanë ngjallur kundërshtime në Parlament, me rastin e shqyrtimit të tyre.
Propozimet kërkonin, veç tjerash që refugjatëve të përmendur t`u ndalohet udhëtimi edhe në vendet fqinje të shtetit të tyre të prejardhjes dhe jo sikur deri tash, vetëm në vendin e prejardhjes. Partitë e majta në parlament dhe organizatat që mbrojnë interesat e refugjatëve kanë hedhur poshtë këtë propozim.
Por, nga ana tjetër, partitë djathta konsiderojnë se ndryshimet e propozuara në kuadër të Ligjit për të Huajt janë tepër të vogla.
Kështu CVP/PDC kërkon që ndalesa e udhëtimit në vendin e prejardhjes të vlejë edhe për refugjatët me pranim të përkohshëm (Viza F). Ndërsa SVP/UDC kërkon që kësaj ndalese t`i nënshtrohen edhe personat procedura e azilit e të cilëve është duke rrjedhur.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










