Kosova
Zvicra e Kosova me grup parlamentar të miqësisē
Kosova dhe Zvicra kanë konstituuar sot grupin parlamentar të miqësisë, njofton Albinfo.ch.
Në krye të këtij grupi do të jetë deputetja Jeta Statovci, e cila edhe e ka bërë njoftimin për konstituim të grupit.
“Zvicra është njëra prej vendeve mike të Republikës së Kosovës. Për shtetin e institucionet tona, Zvicra mbetet përherë njëra prej referencave më të rëndësishme në aspektin e zhvillimit progresiv të demokracisë, ekonomisë, barazisë sociale dhe drejtësisë”, shkruan Statovci, transmeton Albinfo.ch.
“Duke ditur faktin se sa të mira e të veçanta janë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, unë me shumë përgjegjësi e kompetencë, do të angazhohem e të punojë me përkushtim të madh që të kemi avancim të bashkëpunimit, me qëllim që shteti ynë të përfitojë të mira nga përvojat dhe praktikat e një shteti që është model i zhvillimit të mirëqenies shoqërore. Edhe më të vecantë këtë relacion e bënë diaspora jonë e madhe në shtetin e Zvicres”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












