Shkurt.ch
Zvicra e para në botë për nga vlera e publikimeve shkencore
Kriteri përmes të cilit matet ky ndikim (anglisht: Impact-Faktor) është numri i citimeve që publikimeve në fjalë u bëhen nga shkencëtarë të tjerë
Po u llogarit suksesi në shkencë i një vendi sipas ndikimit të publikimeve shkencore, atëherë Zvicra del menjëherë pas SHBA-së. Ndërsa kur llogariten këto publikime për kokë banori, shteti i vogël i Alpeve është pa konkurrencë në vendin e parë.
Kriteri përmes të cilit matet ky ndikim (anglisht: Impact-Faktor) është numri i citimeve që publikimeve në fjalë u bëhen nga shkencëtarë të tjerë. Ka “impact Faktorë” të ndryshëm por më i njohuri është ai i koncernit media Thomson Reuters.
Përderisa në vitet `80 në shekullit të kaluar ndodhej pak mbi mesataren e botës, në vitin 2009 ajo tashmë zinte vendin e dytë, pas SHBA-së. Në periudhën 2007-2011 Impact-i i publikimeve shkencore të Zvicrës ka mbërritur në 17 për qind mbi mesataren botërore.
Shkencëtarët zviceranë gjatë kësaj periudhe kanë publikuar gjithsej afër 140 mijë publikime shkencore që është 1.2 për qind e të gjithë artikujve të botuar në gjithë botën. Ndërsa po u llogarit për kokë banori i bie 3.6 publikime në vit në 1000 banorë që është vlera me e lartë në botë, njofton Zyra Federale për Statistikë. Pas Zvucrës sipas këtij kriteri vjen Finlanda me 3.3, Suedia 3.1 dhe Holanda po ashtu me 3.1.
Ndonëse SHBA-ja me 28.2% të të gjitha publikimeve shkencore në botë është bindshëm e para, llogaritur për kokë banori ajo zë vetëm vendin e 11-të në botë (2.1 artikull).
Studiuesit zviceranë janë në të gjitha fushat në krye të listës përveç në ato të arteve dhe të filozofisë ku madje qëndrojnë nën mesataren botërore.
Ndërkaq lart mbi mesatare qëndrojnë zviceranët në fushat si fizikë, kimi, gjeologji , pastaj shkencat teknike e inxhinierike dhe informatikë. Ndërsa ngritja më e madhe është arritur në publikimet zvicerane në fushën e shkencave sociale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët Gjykatat kanë mbështetur vendimin e Gjenevës për të ndaluar fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin... -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve













