Lajme
Zvicra, e shqetësuar me rritjen e numrit të infektimeve
Në Zvicër mund të vijë një valë e dytë e infektimeve me koronavirus
Zyrtarët zviceranë kanë shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve të koronavirusit në Zvicër gjatë javëve të fundit. Të premten ishin 134 raste të konfirmuara, të tretën ditë me radhë rastet ishin mbi 100 dhe se ky numër është shqetësuses, pasi që paraqet një valë të dytë të infektimeve, transmeton albinfo.ch.
Nuk është “e mundur të parashikohej se sa shpejt numri i të prekurve do të rritet përsëri”, deklaroi Patrick Mathys nga Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG).
Zvicra, e cila ka hequr shumë nga kufizimet e saj të bllokimit, ka regjistruar gjithsej mbi 32,000 teste pozitive për Covid-19 deri më tani, ndërsa 1.965 njerëz kanë vdekur. Por, numri i infeksioneve ka filluar të rritet përsëri që nga mesi i qershorit, duke shkaktuar shqetësime për një valë të dytë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore, aktualisht, 12 persona janë në ventilatorë të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane.
Situata ndërkombëtare gjithashtu nuk duket shumë optimiste, shtoi Mathys, i cili është drejtues i menaxhimit të krizave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në BAG. “Ka disa pika të nxehta në gjithë botën, ku rastet po shpërthejnë”. Ai përmendi Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë në veçanti.
Situata në vendet fqinje të Zvicrës po shkaktonte shqetësim gjithashtu.
Mathys tha se dy masa të reja kombëtare në Zvicër që nga e hëna e ardhshme e 6 korrikut është mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe një karantinë dhjetë ditore për njerëzit që vijnë në Zvicër nga 29 vende “në rrezik”, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













