Sport
Zvicra përballet me Poloninë
Zvicra do të ndeshet me Poloninë të shtunën nga ora 15:00, ku shpresat e zviceranëve janë që të kalojnë tutje
Ashtu siç është pritur Zvicra do të ndeshet me Poloninë në 1/8 e finaleve të Kampionatit Evropian. Kjo është hera e parë që zviceranët kalojnë fazën e grupeve në paraqitjen e katërt në Kampionatet Evropiane, shkruan albinfo.ch.
Madje, kjo përballje ishte planifikuar qysh para fillimit të Evropianit, duke marrë parasysh se Franca ishte favorite e Grupit A, dhe Gjermania e Grupit C. Zvicra dhe Polonia u renditën të dytat në grupet e tyre.
Për Zvicrën siç dihet luajnë edhe gjashtë futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, si dhe Shani Tarashaj. Pesë të parët kanë qenë titullarë në fazën e grupeve, derisa debutoi edhe Tarashaj.
Më i miri për Zvicrën deri më tani ka qenë Granit Xhaka, duke impresionuar me paraqitjet e tij, kurse është pritur më shumë nga Shaqiri.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











