Shkurt.ch
Zvicra, e shtata në botë për shkallë të ulët të korrupsionit
Në Evropë rezulton Greqia si vendi më i korruptuar, me 40 pikë. Ajo në nivel botëror është në vendin e 80. Gjermania me 78 pikë zë vendin e 12-të
Korrupsioni në sektorin publik në gjithë botën konsiderohet si një problem serioz në gjithë botën, por prania e këtij fenomeni është ndryshon shumë nga vendi në vend. Këtë konstatim e ka bërë organizata Transparency International (TI) duke prezantuar indeksin e vitit 2013 për perceptimin e korrupsionit në nivel botëror.
Të gjitha vendet e botës janë të kërcënuara nga korrupsioni, përfshirë edhe ato ku mirëqenia është në nivel më të lartë. Por në vendet në fjalë rreziku është sigurisht më i vogël. Kështu, Zvicra, me 85 pikë, është në vendin e shtatë për nga shkalla më e ulët e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik. Megjithatë, vendet e para në këtë drejtim janë të rezervuara për shtetet si Danimarka që është në krye të listës së të pakorruptuarve me 91 pikë nga 100 të mundshme ashtu si dhe Zelanda e Re, e cila është në vendin e dytë.
Të fundit në listë, ose vendet më të korruptuara janë sipas këtij sondazhi janë Afganistani, Koreja e Veriut dhe Somalia të cilat kanë vetëm nga tetë pika.
Në Evropë rezulton Greqia si vendi më i korruptuar, me 40 pikë. Ajo në nivel botëror është në vendin e 80. Gjermania me 78 pikë zë vendin e 12-të, shkruan faz.de.
Sipas TI, dy të tetat e 177 shteteve të trajtuara kanë nga më pak se 50 pikë, nga 100 të mundshme.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














