Shkurt.ch
Zvicra e shtrenjtë!
Zvicra mbetet vendi më i shtrenjtë në Evropë. Për ushqim dhe pije, vetëm norvegjezët duhet të paguajnë gati sa konsumatorët e këtushëm. Ndryshimet e çmimeve në Evropë janë të mëdha.
Në aspektin e fuqisë blerëse, çmimet për ushqim dhe pije në Zvicër ishin 72% mbi mesataren e BE-së në vitin 2015, thuhet në një krahasim të Eurostat, përcjell albinfo.ch. Në Norvegji, ndryshimi përkatës është 60%, në Danimarkë, vendi më i shtrenjtë në BE, është vetëm 45%.
Sipas grupeve të produkteve, në Norvegji vetëm pijet dhe duhani kanë kosto pak më shumë se në Zvicër. Zvicra është në krye të rangimit sa i përket produkteve ushqimore në Evropë. Mishi është dy herë e gjysmë më i shtrenjtë se në BE.
Nga vendet fqinje në Gjermani (plus 3 për qind), Francë dhe Itali (plus 9 për qind) janë vetëm pak më të larta se mesatarja. Ushqimi dhe pijet janë të lira në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Në Poloni, Rumani, Shqipëri dhe Bullgari e njëjta shportë ushqimesh kushton mes 60 dhe 70 për qind sa mesatarja evropiane.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026









