Lajme
Zvicra feston suksesin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra
Pas një finaljeje dramatike që përfundoi me fitoren e Anglisë në gjuajtjet e penalltive, Kampionati Evropian i Futbollit për Femra ka përfunduar me lavdërime të mëdha nga autoritetet zvicerane. Sipas Zyrës Federale të Sportit (Baspo), ky turne i organizuar në Zvicër u vlerësua si një “sukses i plotë” dhe një moment historik për sportin e femrave në vend, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Baspo ka përgëzuar bashkëpunimin “të shkëlqyer” mes UEFA-s, qeverisë federale dhe kantoneve në organizimin e turneut. Sipas vlerësimeve zyrtare, ky kampionat jo vetëm që ka promovuar futbollin e femrave, por ka ofruar edhe një nxitje të rëndësishme sociale, duke dëshmuar se Zvicra mund të jetë mikpritëse e ngjarjeve të mëdha sportive me standarde të qëndrueshme.
Turneu ka dhënë një shtysë të re për barazi gjinore në sport dhe ka krijuar perspektiva të reja për lëvizjen dhe angazhimin sportiv të vajzave dhe grave. Si sinjal për mbështetjen afatgjatë të këtij zhvillimi, janë ndarë pesë milionë franga për Shoqatën Zvicerane të Futbollit (SFV), me qëllim të fuqizimit të mëtejshëm të infrastrukturës dhe zhvillimit të futbollit të femrave në të gjitha nivelet.
Në kuadër të këtij zhvillimi pozitiv, SFV, kantonet dhe komunat po punojnë tashmë për të gjetur zgjidhje inovative për të përballuar rritjen e interesimit, sidomos përmes menaxhimit më efikas të hapësirave sportive.
Një tjetër aspekt i suksesshëm i turneut ishte edhe menaxhimi i transportit. Zyra Federale e Transportit (BAV) kontribuoi me pesë milionë euro për mbështetjen e transportit publik. Kjo u shpërblye me një pjesëmarrje të madhe të spektatorëve që përdorën biletën e kombinuar për udhëtim me transport publik, një model që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe u përshëndet si shembull i mirë i organizimit të qëndrueshëm logjistik, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












