Sport
Zvicra fiton ndaj Kosovës në “Yellow Cup”
Kosova të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë
Kosova në hendboll (meshkujt) e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës.
Të shtunën mbrëma, Kosova humbi nga Zvicra me rezultat 34:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 për zviceranët, njofton FHK, transmeton albinfo.ch.
Sërish të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë pasur telashe për të shfaqur lojën e tyre më të mirë. Ka pasur aksione të rrjedhshme e mbrojtje të suksesshme, por vetëm në momente.
Kosova të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë.
Ndeshjet shërbejnë si përgatitje për vazhdim të kualifikimeve për Euro 2026. Holanda, Zvicra e Italia më vonë këtë muaj paraqiten në Kampionat Botëror.
Kosova: Valon Dedaj 2/5, Arbios Mushkolaj 0/1, Luigj Quni 3/3, Drilon Tahirukaj 2/2, Lulzim Shabani 0/1, Haris Berisha 6 pritje, Bujar Ramosaj 1/1, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani 2/3, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 2/5, Lionel Mirdita 5/8, Matej Thaqi 3/3, Liridon Zena, Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/10.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











