Sport
Zvicra fiton ndaj Kosovës në “Yellow Cup”
Kosova të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë
Kosova në hendboll (meshkujt) e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës.
Të shtunën mbrëma, Kosova humbi nga Zvicra me rezultat 34:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 për zviceranët, njofton FHK, transmeton albinfo.ch.
Sërish të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë pasur telashe për të shfaqur lojën e tyre më të mirë. Ka pasur aksione të rrjedhshme e mbrojtje të suksesshme, por vetëm në momente.
Kosova të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë.
Ndeshjet shërbejnë si përgatitje për vazhdim të kualifikimeve për Euro 2026. Holanda, Zvicra e Italia më vonë këtë muaj paraqiten në Kampionat Botëror.
Kosova: Valon Dedaj 2/5, Arbios Mushkolaj 0/1, Luigj Quni 3/3, Drilon Tahirukaj 2/2, Lulzim Shabani 0/1, Haris Berisha 6 pritje, Bujar Ramosaj 1/1, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani 2/3, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 2/5, Lionel Mirdita 5/8, Matej Thaqi 3/3, Liridon Zena, Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/10.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) pritet të kthehet në fitim në tremujorin e dytë, sipas ekonomistëve në... -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet -
Paralajmërohet valë e re e të nxehtit, rreziku i zjarrit në Zvicër është i pranishëm -
Lumi më i ftohtë lejon që termocentrali bërthamor zviceran të rifillojë me kapacitet të reduktuar -
Gjykata bllokon skemën e Cyrihut për t’u dhënë para emigrantëve pa dokumente













